Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e “Eurovisionit”. Zvicra përfaqësohej nga Gjon Muharremi, i cili është me orgjinë shqiptare.

Kënga e tij titullohej “Tout I’Univers” dhe ai dha një super performancë. Juritë e 39 shteteve pjesëmarrëse e nxorrën Zvicrën në vend të parë, mirëpo votat e publikut përmbysën rezultatin.

Fituese u shpall Italia me 524 pikë, ndërsa Zvicra doli në vendin e tretë me 432 pikë. Një ndër shtetet që votuan për Zvicrën ishte dhe Shqipëria, e cila i dha vlerësimin maksimal. Në këtë moment, Gjoni festoi duke bërë shqiponjën para të githëve.

