Shqipëria u rradhit në vendin 21 në finalen e “Eurovision 21”. Vendi ynë përfaqësohej nga këngëtarja Anxhela Peristeri, me këngën “Karma”.
Anxhela mori 57 pikë, 22 pikë nga juria dhe 35 pikë nga publiku. Nga 39 shtetet pjesëmarrëse, 4 prej tyre i dhanë pikë Shqipërisë.
Konkretisht, “Karma” mori 1 pikë nga Holanda, 2 pikë nga San Marino, 7 pikë nga Danimarka dhe 12 pikë nga Malta, e cila i dha vlerësimin maksimal.
Kujtojmë se fituese e “Eurovisionit” u shpall Italia e cila përfaqësohej nga Maneskin me këngën “Zitti E Buoni” (524 pikë).

