Nga Shqipëria / E Diel 23 Maj 2021, 00:12

Italia shpallet fituese e 'Eurovision 2021', ja në çfarë vendi u rradhit Shqipëria

Mbrëmjen e sotme ishte nata finale e “Eurovision 2021”. Fituese u shpall Italia, e cila përfaqësohej nga Maneskin me këngën “Zitti E Buoni” (524 pikë).

Në vend të dytë doli Franca me 499 pikë, e përfaqësuar nga Barbara Pravi me këngën “Voila”. Në vend të tretë doli Zvicra me 432 pikë, e përfaqësuar nga Gjoni me këngën “Tout I’Univers”. 

Shqipëria, e cila përfaqësohej nga këngëtarja Anxhela Peristeri u rradhit në vendin 21. Anxhela mori 22 pikë nga juritë e 39 shteteve dhe 35 pikë nga publiku. Kujtojmë se ajo u paraqit në “Eurovision” me këngën e titulluar “Karma”.