Mbrëmja e kësaj të shtunë në "Soiree" me Jonida Shehun kishte mbledhur këngëtarë që padyshim kanë lënë hite në muzikën shqiptare, për t’i risjellë edhe njëherë në vëmendjen e publikut.

Të ftuar ishin edhe grupi i njohur "Revolt Klan" i përbërë nga Bruno Pollogati and Febi Shkurti. Ata rikthyen këngët “Adesso Balla” dhe “Akoma”, ndërsa nuk nguruan të flisnin edhe për projektet që do të sjellin shumë shpejt.

Bruno tregoi se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re. Ndonëse prej më shumë se dhjetë vitesh është pjesë e grupit "Revolt Klan", kantautori ka zgjedhur që projekin e tij të ri muzikor të mos ta ketë me Febin.
Ai tha se do të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe shumë shpejt do të vijë kënga e tyre, ndonëse nuk ka treguar detaje të tjera. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim bashkëpunimin e tyre të parë.

