Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 22:10

Përlotet Adriana Matoshi, Keith i fal mbrëmjen më magjike të jetës

Kjo e shtunë ka qenë padyshim mbrëmja e Adriana Matoshit! Aktorja është surprizuar në mënyrën më të bukur nga partneri, futbollisti afrikan Keith Groeneveld.

Ai e kishte thirrur në “Dua të të bëj të lumtur”, ku përpos dedikimit të veçantë (Lexo këtu), i rikrijoi në studio momentet e takimit të tyre të parë. Po ashtu, Keith i dhuroi një varëse me rreth për të cilën u shpreh “Loçkë, ti e di që unë të dua prandaj dua të të jap këtë dhuratë. Është një varëse me rreth. Ky rreth rrotullohet e rrotullohet dhe nuk mbaron kurrë. Zemër, kjo është dashuria ime për ty. Nuk do të mbarojë kurrë”.

Prisni se ka edhe më! Futbollisti i dedikoi dhe një këngë live Adrianës, duke e quajtur “mbretëreshë” dhe “gjithçka”. Gjithë këto surpriza e përloten aktoren e cila sigurisht është një grua me fat!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)