Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 21:09

Sytë zemra: Futbollisti afrikan surprizon Adriana Matoshin live në emision

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” ishte futbollisti afrikan Keith Groeneveld, partneri i aktores Adriana Matoshi.

Ai kishte zgjedhur emisionin e Arbana Osmanit për ta surprizuar. Keith tha se njohja e tyre ka qenë e rastësishme, por Adriana është kthyer në njeriun më të rëndësishëm për të.

Futbollisti i dedikoi aktores fjalët më të ndjera live në emision.
“Para së gjithash më ke munguar dhe unë të dua, dua ta nis me këtë gjë. Jam shumë i lumtur që të shoh dhe mezi po pres që ky ekran të hiqet. Ti meriton të jesh e lumtur dhe unë dua të bëj diçka të veçantë tani, sepse ti je e veçantë. Ti je gruaja më e veçantë në botë”, u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)