Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 20:08

As e mamit, as e babit, Bota është kopja e gjyshes së sa

Në fillim të muajit Mars, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë, Bota.

Që nga ai moment, ajo ka publikuar vazhdimisht momente pranë të voglës në rrjete sociale, ndërsa sot ka treguar se kujt i ka ngjarë.

Elita ka postuar në Instastory një foto të Botës pranë nënës së saj dhe shihet ngjashmëria e madhe mes tyre. “Copy paste”, i ka pyetur moderatorja ndjekësit për të parë nëse kanë të njëjtin mendim. Shumica e tyre ka votuar për “Po”.