Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 17:05

Anxhela Peristeri flet para finales së Eurovisionit: Pres mbështetjen e shqiptarëve

Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2021, në Rotterdam të Holandës. Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” dhe do të ngjitet në skenë për të performuar e dyta.

Në një intervistë për "Telegrafin", Anxhela tregon për performancën e sotme, duke bërë thirrje për të gjithë shqiptarët e diasporës që të shprehin mbështetjen ndaj saj duke votuar.

“Eurovisioni është një skenë aq e madhe, me një audiencë aq të madhe sa që kontrollimi i emocioneve gjatë performimit është shumë i vështirë. Në momentin që dëgjuam se ishim në finale, isha shumë e lumtur dhe emocione te jashtëzakonshme që është vështirë të pëshkruhet sidomos kur aspak nuk e prisja që ne të emërohemi si kualifikuesi i parë. Ishte një moment shumë i bukur”

“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikën shqiptare. Jam shumë falënderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Music is my religion!?? (@anxhelaperisteriofficial_)