Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 16:04

Shqipja dhe Tea rikthehen në ‘Përputhen’, përplasje e ashpër mes tyre

Të premten ishte puntata finale e “Përputhen”. Rrugëtimi i të gjithë konkurrenteve në program përfundoi, mirëpo siç njoftoi Olsa pak ditë më parë, duke filluar nga e hëna do të ketë një ribashkim të personazheve.

Ata do të sqarojnë me njëri-tjetrin të gjitha temat e lëna pezull. Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, Olsa ka bërë të ditur se përballja e parë do të jetë mes Shqipes dhe Teas.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër nga debati i ashpër i dy konkurrenteve, të cilat flasin për çështjen e seksualitetit të Gracianos. Kujtojmë se konkurrenti në fjalë ishte shkaku që Shqipja u përjashtua nga “Përputhen”.