
Epoka e serialeve shqiptare nis nga shtatori. Plot 4 seriale në shqip do të mund të ndjekim me ardhjen e vjeshtës, që për herë të parë po e presim më shumë sesa vera. Duket se periudha kur serialet turke e latine na mbërthenin para televizorit ka marrë fund dhe nga shtatori të gjithë do jemi para ekranit për të ndjekur gjithçka në shqip.
“H.O.T” (Humans of Tirana) nga Ermal Mamaqi është një nga serialet që nis këtë vjeshtë e që do të transmetohet në televizion. Ky është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin. Ndër rolet kryesore do të luajnë Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Jonida Vokshi, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.
Një krijim i skenaristes së 'I love Tropoja', Klaudia Brahimaj dhe regjisorit Bjordi Mezini, H.O.T është seriali dramedy (një dramë e përzier me elemente komedie urbane) që do të mbajë shikuesit mbërthyer pas ekranit në pritje me padurim të episodit të rradhës, një histori e jashtëzakonshme dhe emocionale ndërthurur me momente komike të papritura dhe ikonike që e bëjnë spektatorin të qeshi, të qajë, të mbajë frymën për fatin e personazheve, të identifikohet me to, të bëj tifozllëk për ta dhe të përdori në jetën e përditshme batutat e paharrueshme nga seriali.
View this post on Instagram
“Nina”, me producent Agim Poçari dhe regjisor Fatos Berisha një tjetër serial që do të nisë nga shtatori do të tregojë çmenduritë e Ninës, pëtshkruar si një komedi serioze.
Edhe ky serial nga Dardan Studio do të transmetohet në televizor, në RTSH 1 HD. Në serial do të luajnë: Olta Daku, Raimonda Bulku, Roza Lati, Erjona Kakeli, Renada Caci, Bes Bitraku, Igli Zarka, Ismail Shino.
View this post on Instagram
“SNOB”, e lajmëruar si teen drama e parë shqiptare, nga Anabel Entertainment dhe Nilor Film, do të nisë transmetimin gjithashtu këtë vjeshtë. Siç ka treguar krijuesja, Dalina Buzi, seriali tregon përplasjet midis disa të rinjve dhe familjeve të tyre nga statuse ekonomike të ndryshme, për dashuri, para dhe pushtet.
Në serial luajnë një kast i freskët të rinjsh si: Megli Haskaj, Elios Shuli, Iva Çuni, Ketjona Pecnikaj, Todi Kasemi, Altea Lazaj, Brarend Akçiu, Olta Beqiri, Josif Sina.
View this post on Instagram
“Katrori i pushtetit” është një tjetër serial që do të nisë këtë vjeshtë e që do të trajtojë ngjarjet aktuale të dekadës së fundit në vendin tonë.
Seriali është i financuar nga një fond i Bashkimit Europian, prodhuar nga Era Film, me regjisor Robert Budina dhe me një kast të mirënjohur aktorësh si: Neritan Liçaj, Ema Andrea, Gentian Zenelaj, Sara Smaja, Myzafer Zifla, Romir Zalla, Orli Shuka, Dasara Xhangolli etj.
View this post on Instagram