Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 16:04

'Gylsereni' shokon rrjetin me momentet intime me të dashurin

Aktorja e njohur turke nga roli i "Gylserenit", Nurgul Yesilçay, prej kohësh po jeton një histori dashurie me producentin Necati Kocabay. Së fundmi Nurgul ka postuar një foto që ka bërë xhiron e portaleve turke.

Aktorja dhe producenti kanë pozuar në një moment intim duke u puthur në buzë. “Dashuria ime”, ka shkruar Nurgul.

Aktorja 45-vjeçare ka treguar se ishte lodhur nga lidhjet e komplikuara derisa njohu Necatin. “Kur mbusha 40 vjeç, i thashë vetes se nuk dua më lidhje koti. Më pas takova Necatin. Ma prezantoi një mik. Ajo që më pëlqeu ishte se ai ishte i sjellshëm”, ka treguar aktorja.