Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 15:03

Familja Berisha u shpall 'non grata' nga SHBA, flet Armina Mevlani

Ish-presidenti, Sali Berisha dhe gjithë familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA duke iu ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, por vendimi i DASH nuk e prek partneren e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanin.

Ajo ka folur për herë të parë në lidhje me këtë vendim në një status në Instagram ku i përgjigjej një mesazhi në të cilin shkruhej: “Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”.

Blogerja e cilëson këtë vendim si politik, por thekson se gjithçka që i intereson në këto momente është shëndeti i saj dhe i njerëzve të dashur.

“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të Coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina.