Orinda Huta po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Moderatorja është në pritje të një vajze dhe gjatë kësaj kohe ka postuar shpesh foto e video me barkun e rrumbullakosur, duke mos ndërprerë as punën në televizion.
Ndërsa sot Turi na ka zbuluar një detaj nga shtatzënia e Orindës, nepsin e saj.

Turi ka postuar një foto të moderatores e veshur me të purpurt dhe me një nur tepër të ëmbël shtatzënie e shkruan se Orinda i ka dobësi ëmbëlsirat.

"Kemi dobësi për të t'omat", shkruan Turi.
