Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 12:12

U bënë prindër sërish, por Tuna nuk i ndal thumbat për Patrisin

Pak ditë më parë Tuna dhe Patrisi u bënë prindër për herë të dytë e lajmin e dha vetë këngëtarja, e cila për 9 muaj e mbajti të fshehtë shtatzëninë.

Përpara se të mësohej ky lajm, në media është përfolur shumë për një krisje të marrëdhënies mes Tunës e Patrisit.

Madje sot Tuna i është rikthyer postimeve thumbuese, që sërish po thuhet se i drejtohen Patrisit.

“Nëse doni një përgjigje të vëretë nga një narcist, pyetini se çfarë i kanë bërë ish-at, pastaj dëgjoni me kujdes, ata po përshkruajnë në fakt veten e tyre”, shkruan Tuna.