Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 10:10

Arrestohet Aleksandër Gjoka, çfarë ka ndodhur me artistin

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Klan News bën me dije se Gjoka është përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme. Pas aksidenti policia i ka bërë testin e alkoolit dhe ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Këngëtari ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime të lehta nga përplasja e makinave. Gjoka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë pritet që këngëtari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Burimi: tvklan.al