Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Maj 2021, 09:09

Ç'nuk i thotë: Publikohen mesazhet private mes Don Xhonit dhe modeles ruse

Modeljo ruso-koreane, Ariana Lirey pasi shprehu publikisht pëlqimin për Don Xhonin, duke bërë tatuazhi portretin e tij në krahun e saj, së fundmi ka komunikuar edhe me mesazhe me reperin.

Don Xhoni publikoi në InstaStory bisedën private me Arianën, e cila i ka dërguar disa mesazhe me zë në rusisht dhe reperi e pyet “çfarë është kjo”, ndërsa modelja ia sqaroi se do të thotë “Të dua Xhonatan Isufi im”.

Së fundmi në një video live fansat kapën momentin kur Don Xhoni e pyet modelen nëse do të vijë javën tjetër dhe ajo pohon.

"Do ta ha buzën", i thotë reperi Arianas, e cila duket e lumtur që po komunikon me idhullin e saj.