Nga Shqipëria / E Premte 21 Maj 2021, 22:10

Konkurrenti i ‘Përputhen’ e thotë troç në emision: Unë jam i lidhur jashtë

Sot ishte puntata finale e “Përputhen”, ku njëri ndër konkurrentët i habiti të gjithë me deklaratën e tij. Bëhet fjalë për Elton Maksutin, i cili pranoi se është në një lidhje jashtë.

“Unë nuk jam single. Kam gjetur dhe unë një gocë ka dy tre ditë...do përputhemi, e sjell dhe këtu, ta njihni”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Eltoni hyri në “Përputhen” me datë 20 Mars dhe doli pa realizuar asnjë takim me vajzat konkurrente.