Ditën e djeshme Mozzik dhe Loredana lajmëruan se do të publikojnë një album të përbashkët, të titulluar “No rich parents”. Ata postuan në rrjete sociale foton e kopertinës së albumit, duke i surprizuar të gjithë.

Në foton në fjalë Loredana shfaqet “topless” para Mozzikut dhe kjo ka nxitur komentet e ndjekësve.
“Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, i ka shkruar dikush reperes me ironi, duke iu referuar një prej këngëve të saj.

Mirëpo, Loredana i ka kthyer një përgjigje që ia ka mbyllur mirë gojën. “Jam zhveshur për Mozzikun, bukurosh”, ka replikuar ajo.





