Nga Shqipëria / E Premte 21 Maj 2021, 12:12

'Isha 19 vjeç, më tha zhvishu', Lady Gaga kujton mes lotësh përdhunimin

E ftuar speciale në episodin e ri të Apple TV +, me prezantuesen Oprah Winfrey, ylli i muzikës pop, Lady Gaga, ka treguar për përvojën traumatike që i ka ndodhur kur ishte 19 vjeç. Këngëtarja 35-vjeçare tha se është sulmuar seksualisht nga një producent muzikor.

"Isha 19 vjeç dhe po punoja në biznes dhe një producent më tha: Zhvishu", tregoi Gaga.

Këngëtarja deklaroi se kurrë nuk do ta tregojë se kush ishte abuzuesi i saj pasi nuk dëshiron një përballje tjetër me të. Ajo tregoi se përjetoi probleme të shëndetit mendor dhe pas kësaj historie të dhimbshme nuk ndihej më i njëjti person.

Pas këtij sulmi seksual, Lady Gaga mbeti shtatzënë dhe vite me vonë një mjek e këshilloi të vizitonte një psikiatër.