Anxhela Peristeri është kualifikuar e para për në finalen e madhe në Roterdam. Pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, Anxhela iu përgjigj pyetjeve në konferencën për shtyp të mediave.
"Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!", tha Anxhela.

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Poloninë: Si është “Karma” jote tani?
Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”?
Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

