Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit. Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri ka performuar e 11-a këngën e titulluar “Karma”.

Ajo është shfaqur e veshur me një body plot gurë dhe ka elektrizuar skenën me vokalin dhe performancën e saj. Këngëtarja ka kaluar menjëherë për në fazën finale të Eurovision 2021.

Anxhela e ka kënduar këngën në gjuhën shqipe dhe më poshtë mund të ndiqni super performancën:
View this post on Instagram
