Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Opinion”, ku kujtoi një ngjarje të vitit 1993-1994. Ai tha se në atë kohë i është bërë akuza më e rëndë gjatë gjithë jetës politike.
Berisha bëri të ditur se ishte akuzuar për përkrahje të terrorizmit. Ai shtoi se çdo gjë ishte akuzë politike.
"Akuza më e rëndë është se qeveria ime kishte penguar luftën kundër terrorizmit dhe vetëkuptohet se kishte përkrahur terrorizimin. Ka bërë bujë kjo dhe ushtroi në të gjithë Europën. Filluan e sqaruan ata që i njihja dhe në këtë deklaratë ishte një poshtërsi njerëzore e pafundme. Pse? Këtu është bërë një operacion në 1993-1994 një operacion kundër terrorizmin nga më të përsosurit. Për këtë operacion gazetat më të mëdha shkruan për suksesin e Shqipërisë.
Iku ky operacion dhe ndërroi pushteti, erdhën këta dhe nxorën këtë që kishin dhënë një kontribut të jashtëzakonshme i hoqën nga shërbimi. Më pas erdhi një drejtor i rëndësishëm i departamenti dhe i kam thënë fjalë shumë të rënda që nuk ia kam thënë askujt. I fola shumë rëndë”, tregoi ish-kryeministri në "Tv Klan".
