Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 21:09

Përplasje e ashpër me Antonelën, Sindi e bën për një lekë publikisht

Në puntatën e sotme të "Përputhen" u transmetua takimi i Gelianit me Antonelën, e cila më pas u largua përfundimisht nga programi. Gjatë takimit, konkurrentja ironizoi Sindin duke u shprehur: "Pse u mundove të më puthje m? Pse u mundove të më puthje si Sindin? Ti u mundove të më puthje mua".

Antonela përsëriti fjalët që Sindi ka thënë pak kohë më parë gjatë një takimi me Gelianin. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga ish-konkurrentja, e cila e ka thumbuar keq me anë të një statusi në rrjete sociale.

Ajo ka kujtuar deklaratat e Antonelës në program, duke e ironizuar në të gjitha:

"Për shpirt t'babës Bora, më ka puth me zor maniaku (deklarata e Antonelës referuar Atdheut)

Tri javë më vonë: Jo se m'ke puthur me zor, ne jemi binjakë, e kam dashur dhe unë puthjen...

Unë vdes për Mevlon edhe do luftoj deri në fund!

Një javë më vonë: Je nonekzistent për mua. Më fal, kush je ti?

O 7 n'13 me këmbën fiks 45, nuk t'u nda shpirti nga Sindi se sa ke takën ke IQ...U bashkove dhe ti klanit që nuk bën dot pa Cinderellen? (referuar vetes) Por ki kujdes, jo me mua!", ka shkruar Sindi, duke e shoqëruar statusin e saj me emoji klouni.