Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA. Për këtë arsye, ai ka mbajtur sot një konferencë para mediave.
I pyetur nëse ka ndërmend të largohet nga politika pas këtij vendimi, Berisha u përgjigj me një batutë.
“Pasi të vini në vend nderin dhe dinjitetin, a do ta dorëzoni mandatin e deputetit, do t'iu shohim jashtë politikës?”, u pyet ai.
“Unë thashë se do ta dyfishosh...”, u përgjigj ish-kryeministri duke shkaktuar shumë të qeshura në sallë, e duke bërë kështu të ditur se nuk do të largohet.

