Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 18:06

U shpall 'non grata', Berisha: Nxirrni provat, por jo të montuara te zyra e Ramës

Pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas shpalljes së tij si “non grata” në SHBA.

Gjatë konferencës ai ka deklaruar se do të padisë në një gjykatë franceze Antony Blinken për shpifje publike. Berisha është shprehur se pret nga Blinken t’i nxjerrë provat para gjykatës, por prova të vërteta, jo “të montuara te zyra e Edi Ramës”.

“Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm, por s’kishin asnjë. Zero. Ndaj dhe prapë së prapë nuk humbas, do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje.

Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, por jo prova të montuara, jo prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës. Provat le t’i nxjerrin, unë kam hapur një gjyq, le t’i paraqesin para gjykatës", ka deklaruar ish-kryeministri.