Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, në lidhje me shpalljen si “non-grata” në SHBA.
Berisha bëri të ditur se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke e akuzuar për shpifje publike.

“Për arsye të cilat janë të panjohura për mua, Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur dhe shpifëse vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Që kur kam hyrë në politikë e deri më sot, nuk ka njeri që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në korrupsion. Prandaj kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral si Franca që të ngrejë një padi direkte ndaj Blinken për shpifje publike", deklaroi ish-kryeministri.

