Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 18:06

Këta janë Humans of Tirana: Del videoja e parë e aktorëve të serialit ‘H.O.T’ të Ermal Mamaqit

Të gjithë po presin me padurim serialin “H.O.T” (Humans of Tirana) që do transmetohet në vjeshtë në ekran. Ky është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.

Përgjatë ditëve të fundit, Ermali ka zbuluar detaje të ndryshme nga seriali, duke përfshirë dhe emrat e aktorëve. Sot ai ka publikuar në rrjete sociale videon e parë të tyre. “H.O.T” ka bërë bashkë Jonida Vokshin, Ermal Mamaqin, Irgen Çelën, Megi Pojanin, Klea Hutën, Inis Gjonin, Kastriot Çaushin, Ana Likën, Gëzim Rudin, Amos Zaharian, Erblin Bajkon dhe Monika Lubonjën.

Ky serial pritet të na mbajë mbërthyer para televizorit çdo javë, pasi Ermali ka paralajmëruar se është një histori që të merr frymën. Më poshtë ndiqni videon e parë prezantuese të kastit të aktorëve:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)