Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 17:05

Përdhunuan 15-vjeçaren, dënohen me burg pesë autorët

Përgjatë ditëve të fundit, opinioni publik është tronditur nga lajmi se një 15 vjeçare është përdhunuar nga 5 persona në Mirditë.

Identiteti i tyre është bërë i ditur kudo në media. Ata janë Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 44 vjeç vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe i mituri A.Gj 17 vjeç.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për të gjithë personat në fjalë, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me të miturën për 4 muaj duke e kërcënuar.

Burimi: "Newsbomb.al"