Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 17:05

Vetëm 1 në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u konfirmuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me Koronavirus, nga 3093 testime të kryera. Po ashtu, një qytetar nga Delvina dhe një nga Tirana kanë humbur jetën nga ky virus.

Rastet pozitive nga 3093 testime janë konfirmuar në këto bashki: 5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.