Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 17:05

Studentët kërkojnë realizimin e provimeve online, rektorati i UT tregon ç’do të ndodhë

Një pjesë e madhe e studentëve kanë kërkuar që provimet e sezonit t’i bëjnë online. Në një deklaratë për mediat, rektorati i UT, Artan Hoxha ka njoftuar se një pjesë e provimeve do të zhvillohen në auditore, për shkak të specifikave që kanë lëndët.

"Studentët kërkojnë që të përfundojnë edhe provimet online. Parimisht provimet në tërësi do zhvillohen online, kurse ato programe që kanë specifikë do kenë mundësi që t’i zvhvillojnë provimet në auditorë”, është shprehur ai në një deklaratë për mediat.

“Më i afërti është fakulteti i Drejtësisë, pas datës 20 të këtij muaji. Pastaj në qershor janë kryesisht provimet në fakultetet e tjera”, ka shtuar Hoxha.

Burimi: "Abc News"