Atdhe Xheravina i ftuar së fundmi në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtaren shqiptare, Morena Taraku e do të donte të kishte një takim me të.
Megjithatë Atdheu me humor u shpreh se nuk mund të flasë më shumë pasi kishte hallin që po e shihte Sara.

“Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun”, u shpreh ai.
Atdheu tha se nuk është akoma çift me Sarën, por thjesht po njihen.

“Jo akoma nuk jam i lidhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dal për t’u njohur”, u shpreh ai.
I pyetur në studio për lajmin se ata do të bëhen prindër, Atdheu e mohoi.

