GJKKO ka vendosur që të dënojë me 2 vite burg ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.
Gjithashtu Llalla nuk do të ushtrojë funksion politik për 5 vite.
Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror dhe një apartament në qytetin e Durrësit.
Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Burimi: abcnews
