Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 14:02

Tea me pushime në Dubai ndërsa Beartin po e ndjek tersi

Bearti dhe Tea vazhdojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar që dolën nga emisioni i dashurisë "Përputhen". Ndarja e tyre pak kohë më parë pati shumë reagime e komente teksa tani të dy vazhdojnë jetën e tyre të ndarë.

Tea po shijon pushimet në Dubai ndërsa Beartit duket se nuk po i ecën dhe aq mirë. 

Së fundmi ai është ndaluar nga policia në Kosovë dhe është gjobitur me 200 euro.

“Po shumë po më dojnë policia, vetëm këtë javë… kah t’më shohin m’nalin vec me m’fol”, shkruan Bearti me ironi.

Shkaku i ndalesës dhe gjobës nuk është bërë i ditur.