Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 14:02

Pas zgjedhjeve, Floriana Garo lë punën në PD? Detajet që ngritën dyshimet

Po përflitet se pas mbarimit të zgjedhjeve, Floriana Garo ka vendosur t’i rikthehet jetës në Zvicër. Shkak janë bërë veprimet e fundit të moderatores, e cila për një muaj ishte zëdhënëse e Partisë Demokratike.

Së fundmi Floriana ka publikuar një foto me njërën prej partnereve të saj në biznes dhe kjo ka nxitur dyshimet se ajo i është rikthyer punës në Zvicër.

Gjithashtu Floriana ka fshirë në bio-n e saj të Instagram-it dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës.

Mbetet për t’u parë ç'vendim ka marrë Floriana mbi qëndrimin e saj në Shqipëri.