Nga Shqipëria / E Enjte 20 Maj 2021, 09:09

Ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një vajzë 25-vjeçare.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, tha policia e kryeqytetit në një njoftim për mediat.