Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një vajzë 25-vjeçare.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, tha policia e kryeqytetit në një njoftim për mediat.
