Një regjisor iranian që prej vitesh jetonte në Londër është vrarë brutalisht dhe është copëtuar nga prindërit e tij për çështje nderi. Sipas policisë iraniane krimi ndodhi kur Babak Khorramdin, 47 vjeç u rikthye në vendlindje Iran dhe bëri sherr me të atin për shkak se nuk ishte martuar ende.
Babai e ka pranuar krimin duke treguar se e ka therur të birin dhe gjymtyrët i ka hedhur në plehra.
Të dy prindërit janë arrestuar dhe është po hetohet rreth kësaj ngjarjeje.
Babak kishte mbaruar Fakultetin e Arteve në Tehran dhe kishte master për kinema. Ai ka bërë disa filma të shkurtër në Londër ku u zhvendos për të jetuar pas mbarimit të studimeve.
