Ka tronditur opinionin publik lajmi se një 15-vjeçare është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria live”, tregon se ajo ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Ai rrëfen se përdhunimi ka ndodhur në 8 mars, kur 31-vjeçari e mori vajzën nga shkolla dhe abuzoi seksualisht me të.
“Në datën 8 mars është bërë abuzimi, Artani i pari. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë. E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda”, tregon i ati i minorenes.
“Ka kryer marrëdhënie me të dhe e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni, kishim hyrje dalje. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani”.
Tronditës është fakti se dy prej personave, që kanë abuzuar me vajzën, janë kushërinj të saj. “Adriani dhe Artani janë kushërinj. Të gjithë ata janë të fshatit, i njohim, i kemi shkuar njëri-tjetrit në dasma e raste”, thotë babai.
Burimi: Topchannel
