Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Maj 2021, 12:12

Ja shtetet që u kualifikuan në finalen e madhe të Eurovisionit

Mbrëmjen e djeshme, 18 artistë nga 18 shtete konkurruan për finalen e madhe të "Eurovision". duke performuar në skenë. Pas performancave u hap televotimi nga shikuesit. Vendimi final u mor 50% nga vota e publikut dhe 50% nga juria profesionale nga secili shtet pjesëmarrës.

Shtetet që do përballen me finalistë të tjerë në finalen e madhe, e cila mbahet me 22 maj janë:

Norvegjia

Izraeli

Rusia

Azerbajxhani

Malta

Lituania

Qipro

Suedia

Belgjika

Ukraina

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e  Eurovisionit në natën e dytë.