Këngëtari shumë i njour Jason Derulo është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Jena Frumes ka sjellë në jetë një djalë dhe çifti e ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit në Instagram.

"Jeta ka më shumë kuptim tani dhe unë jam shumë mirënjohëse. Jam kaq e dashuruar me këtë djalë të vogël, është ai që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë Jason Derulo", shkroi Jena.

Ndërsa këngëtari zbuloi se djalit i kanë vendosur emrin e tij, Jason dhe emër të dytë King.

