Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Maj 2021, 09:09

Shembet shkëmbi i famshëm 'Harku i Darvinit'

Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos është shembur si pasojë e erozionit natyror, njoftoi Ministria e Mjedisit në Ekuador.

Në foton e publikuar nga Ministria shihet se aja e Harkut të Darvinit, e vendosur në pjesën veriore të arkipelagut është shembur.

"Si pasojë erozionit natyror Harku i Darvinit është shembur. Harku i Darvinit është krijuar nga gurë natyror që dikur kanë qenë pjesë e ishullit Darvin, i cili nuk është i vizitueshëm", shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë.

Harku konsiderohet si një nga pikat më të mira të zhytjes në arkipelagun e Oqeanit Paqësor. Harku i Darvinit është i mbrojtur nga UNESCO dhe njihet për shumë specie endemike të kafshëve dhe bimëve e gjithashtu frymëzoi teorinë e famshme evolucionit të Darvinit, nga ku mori dhe emrin.

Burimi: The Guardian