Një pallat është përfshirë nga zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, në kryqëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Tvklan.al raporton se bëhet fjalë për një pallat që sapo ka përfunduar ndërtimin. Flakët kanë përfshirë 3 katet e sipërme të ndërtesës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
