Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë. Ardhjen e vogëlushes Naomi e njoftoi me anë të një fotoje në Instagram duke mbajtur këmbët e bebes.

“Një bekim i vogël më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Nuk ka nder më të madh se sa të kem këtë shpirt të ëmbël në jetën time dhe nuk ka fjalë ta përshkruaj lidhjen e përjetshme që ndaj tani me ty ëngjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkroi supermodelja.

Sipas një burimi për “Page Six”, “Naomi dëshironte të bëhej nënë për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund ndodhi.

