Nga Shqipëria / E Martë 18 Maj 2021, 19:07

Kujt i shkonte mendja: Geti i bën Marinës dhuratën më të veçantë për ditëlindje

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca festoi ditën e djeshme 31-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo është surprizuar nga i shoqi, dhuratën e të cilit e ka zbuluar vetëm së fundmi.

Getoari i ka dhuruar një skulpturë të punuar nga duart e tij, duke zbuluar kështu një talent të fshehur. Marina ka publikuar dy foto nga surpriza e veçantë, teksa i ka dedikuar të shoqit fjalët më të bukura.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime! Veç lumturi më fal”, ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)