Përgjatë ditëve të fundit Riniani ka munguar në studion e “Përputhen”. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka zbuluar dhe arsyen. Konkurrenti është larguar përfundimisht nga programi.

Ai ka treguar se së shpejti do të sqarojë dhe arsyen e këtij vendimi, teksa ka falenderuar ndjekësit për mbështetjen. “Miq, faleminderit te gjitheve per suportin, kritikat edhe komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen. Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti! Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume”, ka shkruar Riniani.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme dhe Sindi njoftoi se është larguar nga “Përputhen”.




