Nga Shqipëria / E Martë 18 Maj 2021, 17:05

Dje ishin vetëm 17, rritet sërish numri i rasteve të reja me Koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 39 raste të reja me Koronavirus, nga 3169 testime të kryera. Numri i rasteve është rritur nga dita e djeshme, me vetëm 17 të prekur.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare 72 vjeç nga Fieri.