Nga Shqipëria / E Martë 18 Maj 2021, 15:03

Doktorët e deklaruan të vdekur nga Covid, gruaja zgjohet disa çaste para se të digjej

Një grua e moshuar u zgjua disa çaste para se të digjej, pasi doktorët e shpallën të vdekur nga Covid. Shakuntala Gaikwad doli pozitive me Covid-19 në fillim të Majit dhe u izolua në shtëpinë e saj në Baramati në Mudhale, Indi. Kur 78-vjeçarja filloi të shfaqte simptoma të rënda anëtarët e familjes thirrën një ambulancë e cila e çoi atë në spital.

Gaikwad ra pa ndjenja në ambulancë dhe stafi konfirmoi vdekjen. Anëtarët e familjes përhapën lajmin e trishtuar dhe filluan të përgatiteshin për djegien e saj dhe ritet e fundit.

Disa çaste para se ajo të hidhej në zjarr, gruaja hapi sytë dhe filloi të qante. Ajo u transferua menjëherë në Spitalin e Jubileut të Argjendtë në Baramati për trajtim të mëtejshëm tha drejtori i spitalit Dr Sadanand Kale.