Nga Shqipëria / E Martë 18 Maj 2021, 12:12

Tronditëse në Mirditë, 5 persona përdhunojnë të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur. Mësohet se policia ka arrestuar pesë persona nga mosha 17 deri në 44-vjeçare pasi dyshohet se me anë të shantazheve kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.

Të arrestuarit janë A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç.

Abc News raporton se si fillim vajza është shoqëruar me 17-vjeçarin dhe ai e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Më pas, shokët ose të njohurit e tij, i kanë bërë të miturës shantazh duke i thënë se kanë filmuar gjithçka.

Ngjarja ka ndodhur javëve të fundit, por 15-vjeçarja ka vendosur ta bëjë kallëzimin ditën e djeshme.

Burimi: abcnews.al