Teksa të gjithë po presin me padurim serialin “H.O.T”, Ermal Mamaqi ka dhënë edhe një tjetër super lajm. Pas “I love Tropoja” dhe “2 gisht mjaltë”, Ermali do të vijë edhe me një film të tretë.
I ftuar në emisionin “NIN”, producenti zbuloi se ky film do të ketë një histori fantastike, e shkruar nga skenaristja Klaudia Brahimaj, me të cilën ka bashkëpunuar edhe për “I love Tropoja” dhe pjesë e kastit do të jetë edhe Irgen Çela.
Ermali preferoi të mos zbulojë më shumë, për t’i lënë detajet e tjera të zbulohen nga pak kur të vijë koha e duhur.
“Filmi i tretë është shkruar, është një histori fantastike. Do të jetë sërish komedi, e shkruar nga Klaudia Brahimaj, e cila ka qenë skenariste e “I love Tropoja”, ka bërë një skenar fantastik, por nuk dua të zbuloj më shumë. Mund të them që Xhoda do jetë një nga protagonistët e këtij filmi që do të vijë së shpejti. Nuk ka filluar produksioni sepse vëmendja është tani tek seriali”, tha Ermali.
