Mundësi i famshëm Conor McGregor është bërë baba për herë të tretë. E fejuara e tij, Dee Devlin ka sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kampioni i UFC-së, përmes një postimi të Instagram, ku shfaqet me bebin e porsalindur.

“Zot faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua dhe familjes time. Djali im i porsalindur, Rian McGregor”, ka shkruar McGregor.

McGregor ka dhe dy fëmijë, djalin Conor Junior, 4 vjeç dhe vajzën Croia, 2 vjeçe.


